Sekuestrohen 95 aparate celulare të dyshuara të kontrabanduara me vlerë rreth 3.700.000 lekë të rinj në Berat. Tre persona janë proceduar penalisht;
– M. Sh., 31 vjeç, banues në Kuçovë, administrator subjekti;
-N. H., 24 vjeç, banues në Berat, administrator subjekti;
-A. B., 33 vjeç, banues në Berat, administrator subjekti.
Gjatë kontrollit të ushtruar në 3 dyqane që këta persona administronin u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 95 aparate celulare të markave të ndryshme, me vlerë totale rreth 3.700.000 lekë të rinj, për të cilët këta nuk dispononin faturat tatimore përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Tregtimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.