Biznesmeni shqiptar Luftar Hysa është akuzuar se ai dhe vëllezërit e tij janë oratakë të një prej kartelëve të drogës në Meksikë.
Me anë të një deklarate ai ka mohura këto pretendime të ngritura nga mediat meksikane.
“Unë, shtetasi Meksikan Luftar Ali Hysa kurrë i dënuar, kurrë i proceduar, kurrë i shoqëruar deklaroj se kurrë në jetën time nuk kam pasur asnjë problem me drejtësinë. Të gjitha problemet e mia në jetë janë më padrejtësinë.
Si Shqiptar i viteve të vështira, jam një nga të shumtët që ika në ato ikje masive nga halli, duke mos ditur ku iknim të pa nxënë, të paveshur dhe të varfër por me një shpresë e besim që një ditë ndoshta do kishim mundësi të ktheheshim në vendlindje me më shumë mundësi për të takuar fëmijë, familje e të tjerë që lamë pas.
Për ata që ndoshta nuk e dinë ne u ballafaquam me diskriminimin dhe përbuzjen e madhe ndaj kombit tonë.” – thotë Hysa.
Përsa i përket Meksikës, ai shprehet se ka emigruar në vitin 2004, ku atje gjeti mirëpritje vëllazërore nga persona me integritet të lartë qytetar dhe profesional.
Sipas Hysës, kompanitë që ai përfaqëson, kanë të ardhura 100% legale, të autorizuara për operim nga qeveria meksikane.
“Në kërkim të më shumë mundësive, të një të ardhme më të mirë në vitin 2004 emigrova në Meksikë.
Me shumë lumturi pohoj se në Meksikë kam gjetur vend dhe jam mirëpritur në mënyrë vëllazërore nga persona me inegritet të lartë qytetar dhe profesional, me një trajektore të pacënueshme të zhvillimit, të cilët më ndihmuan të zhvilloj një aktivitet legal dhe serioz, më mundëson të jetoj në mënyrë dinjitoze në shoqërine e familjarëve dhe miqve të mi. Falë këtij historiku unë dhe familjarët e mi jemi sot shtetas Meksikanë.
Në mënyrë të trishueshme, interesat e konkurencës jo të ndershme të personave që i kam identifikuar qartësisht mund të çojnë në prishjen e imazhit të një personi dhe të një familjeje që ditë pas dite punojnë me të gjithë fuqitë për tu pozicionuar në një vend më të mirë duke konkuruar denjësisht.
Publikimi i këtij artikulli nuk ësht asgjë me shumë se një përpjekje imorale dhe intrigante për të eleminuar pikërisht konkurencën.
Më duhet të përmend që nuk kam asnjë dijeni të asnjë investigimi nga qeveria Meksikane kundrejt personit tim, kompanive, vëllëzërve, punëtorëve, bashkëpunëtorëve madje të asnjë personi me të cilin kam bashkëpunuar për të zhvilluar aktivitetin tim. – thuhet më tej në deklaratë.