Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha se do të dërgojë një ekip në qytetin ukrainas të Izjumit, ku zyrtarët ukrainas thanë se kanë gjetur një varrezë masive me qindra trupa.
“Ata [monitoruesit] synojnë të shkojnë atje për të provuar të kuptojnë pak më shumë rreth asaj që mund të ketë ndodhur”, tha zëdhënësja e zyrës, Liz Throssell, në një konferencë shtypi në Gjenevë më 16 shtator.
Ajo nuk dha një afat kohor se kur misioni do të shkojë në Ukrainë.
Autoritetet ukrainase pritet të fillojnë të marrin trupat nga kjo varrezë masive në Izjum, qytet i cili u rikthye nga forcat ruse pas një kundërofensive.
Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë se të paktën 440 trupa të vdekur janë gjetur në këtë varrezë masive,
“Një varrezë masive e njerëzve është gjetur në Izjum, në rajonin e Harkivit”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky në një adresim para publikut.
Ushtria ukrainase ka nisur ditë më parë një kundërofensivë në rajonin verilindor të Harkivit, duke çliruar një mori vendbanimesh.