Vjen fitorja e pestë radhazi e Barcelonës në La Liga, këtë herë 3-0 përballë Elches me dygolëshin e Lewandowskit dhe finalizimin e Depay-t.
Në ndeshje që rezuttoi si shëtitje për “blaugranat”, të cilët nga minuta e 14-të luajtën në epërsi numerike si rrjedhojë e ndëshkimit të Verdu me karton të kuq që ndërhyri si lojtar i fundit ndaj Lewandowskit.
Duhej të vinte minuta e 34-t që Lewa të zhbllokonte rezultatin, i asistuar nga Balde. Në fundin e fraksionit hapës sërish Balde shërbeu në zonë, këtë herë për holadezin Depay, që dyfishoi epërsinë. Sapo nisi pjesa e dytë, Lewandowski e sigloi golin e dytë personal, të tetin në kampion, për rezultatin përfundimtar 3-0.