-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Rama i lidhur me kartelin “Sinaloa”, SPAK ku je? Provat i ke këtu

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi pavarësisht mohimit që i bëri kryeministri sot, e akuzon Edi Ramën si të lidhur me njerëzit e kartelit të “Sinaloas” në Meksikë që po pastron paratë në Shqipëri. Ai tha se “Kjo është fotoja.

Në të shfaqen Luftar Hysa, një prej katër vëllezërve shqiptarë që pastrojnë paratë e kartelit gjakatar Sinaloa, sipas shtypit meksikan. Në foto është edhe sivëllai i Taulant Ballës dhe Edi Ramës në punë të dyshimta, Dorian Duçka.

Për ata që nuk i kanë ndjekur lajmet, media botërore ka raportuar së fundmi se karteli i Sinaloas i pastron paratë e narkotrafikut në Shqipëri.

Aty përmenden emrat e vëllezëve Hysa që i ndihmojnë kriminelët meksikanë. Njëri prej vëllezërve shfaqet në foton që ju treguam duke dalë nga Kryeministria.

Ekspertët e krimit dhe të sigurisë theksojnë një gjë: kartelet meksikane nuk lëvizin asnjëherë në territore të reja, pa fituar më parë mbështetje politike.

Çfarë dëshmon kjo?

Me këtë foto Edi Rama e vulos emrin e vet si komisari politik i grupeve kriminale, nga Meksika në Shqipëri.

Partia Demokratike dënon me forcë kriminalizimin e shtetit.  I bëjmë thirrje SPAK, por edhe partnerëve të huaj të vihen në lëvizje.

Fakti që kanë mbërritur në zyrën e kryeministrit, janë gozhda e fundit mbi qivurin e një pushteti që është kthyer në rrezik për Shqipërinë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit