Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nisur nga parashikimet e motit, të cilat raportonin për një përkeqësim të situatës përgjatë fundjavës, veçanërisht ditës së shtunë njofton se ka vendosur në gatishmëri maksimale të gjitha institucionet dhe agjencitë e varësisë, për t’ju përgjigjur në kohë çdo problematike që mund të shkaktonte moti i keq. Problemet më të mëdha me qarkullimin janë në veri.
Tropojë, Kukës, Shkodër dhe Pukë. Në disa rrugë ende ka probleme me qarkullimin normal. Në Shqipërinë e mesme dhe në jug, situata paraqitet e qetë sipas ARRSH-së. Probleme ka pasur me radarin e Porto Romanos, por edhe në hekurudhën Mjedë – Shkodër. Durrësi është pa ujë për dy ditë. Problemet më të mëdha janë me energjinë elektrike si pasojë e defekteve në Kuçovë, Fier, Lushnjë dhe Elbasan.

