Shqipëria fitoi sot medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Mundjes, falë suksesit të arritur nga rusi që përfaqëson kuqezinjtë, Zelimkhan Abakarov.
Mes shumë reagimesh, një të tillë e ka bërë edhe Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“Shqipëria kampione e botës në sportin e mundjes. I lumtur për këtë fitore të madhe, që na krenon të gjithëve. Mirënjohje kampionit tonë Zelimkhan Akbvarov për këtë sukses të jashtëzakonshëm! Gjithashtu një falenderim të përzemërt për Sahit Prizrenin për premtimin e mbajtur” – Shkruan Meta.