-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Rusia lë vetëm vdekje dhe vuajtje

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se trupat e të vrarëve nga sulmet me raketa janë gjetur në një varrim masiv në Izium, në rajonin Kharkiv.

“E gjithë bota duhet ta shohë këtë. Një botë në të cilën nuk duhet të ketë mizori dhe terrorizëm. Por e gjithë kjo është atje. Dhe emri i saj është Rusi. Më shumë se 400 trupa u gjetën në vendin e varrimit masiv në Izium. Me shenja torture , fëmijë, të vrarë si pasojë e sulmeve me raketa, luftëtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës”, ka shkruar Zelensky.

“Vrasës. Torturues. Të privuar nga çdo gjë njerëzore. Nuk do të ikësh. Nuk do të fshihesh. Ndëshkimi do të jetë me të drejtë i tmerrshëm. Për çdo ukrainas, për çdo shpirt të torturuar”, tha Zelensky.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit