Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, njoftoi për një rrëshqitje masive të tokës në fshatin Spathar të Librazhdit, e cila ka dëmtuar rëndë 7 banesa.
Fenomeni ka filluar dje rreth orës 14:30 dhe ka përfshirë një bllok të tërë banimi në Lagjen Hoxha, pranë ish-depos së furnizimit me ujë të qytetit të Librazhdit.
Pas lëvizjeve të para të dheut, situata u përkeqësua dhe më vonë, ndërsa shumë banesa janë bërë të pabanueshme.









