Presidenti amerikan Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden kanë mbërritur këtë të diel në Londër për të bërë homazhe për Mbretëreshën Elizabeth. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e ka përshkruar monarken e ndjerë si “të mirë” dhe “të nderuar”.
Duke folur në Lancaster House, pasi nënshkroi librin zyrtar të ngushëllimeve, ai tha se “zemrat e vendit të tij janë me gjithë njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar”.
Ai ka shkruar se britanikët ishin me fat që e kishin Elizabeth II udhëheqëse për 70 vite. “Bota është më e mirë për shkak të Mbretëreshës”, mësohet të ketë shkruar ai, raporton BBC.
Biden dhe bashkëshortja e tij mbërritën në Westminster Hall, pasditen e sotme. Sakaë, sot është dita e fundit e homazheve, pasi nesër do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Mbretëreshës.
Elizabeth II, ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare në 8 shtator. Që prej asaj dite Briatnia është në zi, ndërsa në fron u ngjit menjëherë djali i saj Chareles.
Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, më 19 shtator, do të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të organizuara, dekadat e fundit, në Mbretërinë e Bashkuar.
Ftesat tashmë janë planifikuar dhe pritet që rreth 500 krerë shtetesh e personalitetesh të marrin pjesë. Ceremonia do të mbahet në Westminster Abbey, që ka një kapacitet për rreth 2200 njerëz.
Por kush do të jetë i pranishëm dhe kush nuk ka marrë ftesë për të qenë në funeral?
Familjet mbretërore europiane
Pjesëmarrës në funeral priten të jenë anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë Europa, shumë prej të cilëve kanë dhe lidhje gjaku me Mbretëreshën.
Mbreti Philippe i Belgjikës dhe Mbretëresha Mathilde kanë konfirmuar se do të jenë atje, po ashtu edhe Mbreti holandez, Willem-Alexander me gruan dhe nënën e tij, ish-mbretëresha holandeze, Beatrix.