Flakët kanë përfshirë një banesë në fshatin Slabinjë në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, dhe në banesë kanë qenë 4 pjesëtarët e familjes.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Fqinjët po ndihmojnë në shuarjen e flakëve, ndërkohë që zjarrfikësja është nisur drejt vendngjarjes.