-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama përdori hetimin e dosjes për të marrë peng ish-kreun e opozitës

Kryesoret

Kreu i PD Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit online me shqiptarët në Itali, nuk i ka kursyer kritikat për kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se e ka kthyer Shqipërinë në vasal të Beogradit.

“Edi Rama është avokati i vetëm i politikës filoruse. Mbron aksin Beograd-Moskë. I kërkon Europës mos t’i bëjë presion Vuçiçit për sanksione. Shqipërinë e ka shndërruar në një vasal të Beogradit.

Rama në vitin e dytë të qeverisjes ka prishur 9 mijë objekte dhe biznese duke i nxjerrë njerëzit në rrugë.

Lulzim Bashës pasi i kishte hapur dosjen për financime ruse, dhe ishte zotuar shqiptarëve se do ti shkonte në fund hetimit, përdori hetimin për të marrë peng ish- kreun  e opozitës. Unë ju them se PD është partia e parë politike në Europë.

Sot Edi Rama ka pushtet 10 % më shumë se Ramiz Alia pas shkurtit ’91. Ju them shqiptarëve se në Tiranë është një armik i egër i lirive që garantohen nga ndarja e pushteteve dhe funksionimi i ligjit. Rama ka dhunuar votën e lirë para të gjithë botes”, tha ai”,tha ai

Berisha shtoi se Italia ka pasur një  rol mjaft të rëndësishëm në ecjen e Shqipërisë në rrugën e tregut dhe të demokracisë.

Kështu ai ka renditur sukseset e emigrantëve shqiptarë atje.

“Sot janë dhjetëra mijëra biznese të suksesshme, të vogla, të mesme e të mëdha që drejtohen nga shqiptarët. Janë dhjetëra mijëra studentë që studiojnë në universitet e Italisë. Sot janë dhjetëra mijëra shqiptarë që janë në Shqipëri dhe investojnë pasi kanë krijuar disa kapitale dhe kanë marrë njohuritë për bizneset. Italia dhe Shqipëria kanë një lidhje miqësore shumë të ngushtë”.

Në fjalën e tij ish-kryeministri ceku edhe antimafian italiane, për të cilën tha se ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në betejën kundër mafias shqiptare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit