-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partneriteti Kinë-Rusi-Iran, bashkim i autokracive

Kryesoret

Nuk duhet të ketë dyshim: Kina dhe Rusia janë shtete mike dhe do të mbeten të tilla. Një “mik të vjetër” e vlerësoi presidenti Xi Jinping gjatë takimit të Organizatës së Shangait për Bashkëpunimin, SCO presidentin rus, Putin.

Por se si do të jetësohet miqësia mes dy fuqive të mëdha, për këtë nuk dolën shumë të dhëna konkrete nga takimi në Samarkand, Uzbekistan.

Putin lëvdoi “partneritetin strategjik, gjithëpërfshirës” me Kinën, bëri fjalë për një “botë multipolare” të re, dhe dënoi “përpjekjet për një botë monopolare”.

Për këtë përgjegjës është SHBA, sipas presidentit rus. Putin dënoi “provokimet” e SHBA në Rrugën e Tajvanit dhe theksoi, se Rusia mbështet parimin “një Kinë”.

“Neutralitet prorus”

Deklaratat e presidentit kinez janë shprehje e linjës së deritanishme kineze në politikën e jashtme, thotë drejtuesi i Zyrës së Pekinit të Fondacionit, Konrad Adenauar në bisedë me DW, Johan Fuhrmann. 

Vërtet të dy vendet në kuadër të Lojërave Olimpike në një deklaratë u shprehën kundër sundimit të perëndimit, por çfarë pason pas saj: “Pyetja që shtrohet është natyrisht, a çon një deklaratë e tillë në një aleancë apo partneritet?” Sipas Fuhrmann, “që Kina nuk synon një aleancë duket në atë që Pekini nuk përpiqet t’i mënjanojë sanksionet e perëndimit.

Në të njëjtën kohë, Kina i zuri vendin Gjermanisë si importuesi më i madh i gazit rus. Kjo është problematike nga këndvështrimi perëndimor.” Për politikën  që vumë re në Samarkand është futur tani nocioni i “neutralitetit prorus”, thotë Fuhrmann./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit