-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusi, Kinë dhe Iran? DW: Bashkim i autokracive?

Kryesoret

Takimi i Organizatës së Shangait për Bashkëpunimin, SCO në Samarkand tregon sidomos një gjë anëtarët e tij thonë se e shohin veten si partnerë, por në radhë të parë ndjekin interesat e tyre.

Nuk duhet të ketë dyshim: Kina dhe Rusia janë shtete mike dhe do të mbeten të tilla. Një “mik të vjetër” e vlerësoi presidenti Xi Jinping gjatë takimit të Organizatës së Shangait për Bashkëpunimin, SCO presidentin rus, Putin.

Ky iu përgjigj, se ai shpreson për impuls të ri në partneritetin kinezo-rus. Por se si do të jetësohet miqësia mes dy fuqive të mëdha, për këtë nuk dolën shumë të dhëna konkrete nga takimi në Samarkand, Uzbekistan.

Putin dënoi “provokimet” e SHBA në Rrugën e Tajvanit dhe theksoi, se Rusia mbështet parimin “një Kinë”.

Por Putin nuk mund të shpresonte për një pohim të pranueshëm për të në lidhje me luftën e Ukrainës.

Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të demonstruar përgjegjësinë e fuqive të madhe për stabilitet dhe energji pozitive në botë të kaosit, deklaroi Jinping.

Ai nuk e përmendi sulmin rus kundër Ukrainës. As në një pozicionim zyrtar kjo nuk u përmend.

“Neutralitet prorus”

Deklaratat e presidentit kinez janë shprehje e linjës së deritanishme kineze në politikën e jashtme, thotë drejtuesi i Zyrës së Pekinit të Fondacionit, Konrad Adenauar në bisedë me DW, Johan Fuhrmann.

Vërtet të dy vendet në kuadër të Lojërave Olimpike në një deklaratë u shprehën kundër sundimit të perëndimit, por çfarë pason pas saj:

Në të njëjtën kohë, Kina i zuri vendin Gjermanisë si importuesi më i madh i gazit rus.

Kjo është problematike nga këndvështrimi perëndimor.” Për politikën që vumë re në Samarkand është futur tani nocioni i “neutralitetit prorus”, thotë Fuhrmann.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit