Presidenti i Ukrainës, Zelensky është shprehur se kanë gjetur me qindra trupa në dhomat e torturës në Kharkiv.
“Më shumë se dhjetë dhoma torture janë gjetur tashmë në zonat e çliruara të rajonit të Kharkiv – në qytete dhe qyteza të ndryshme. Ndërsa pushtuesit ikën, ata hodhën edhe mjetet e torturës. Edhe në stacionin e rregullt hekurudhor Kozacha Lopan, ata gjetën një dhomë për torturë, gjetën mjete për torturë elektrike,” shtoi ai.
Më herët të shtunën, Zyra e Prokurorit Rajonal të Kharkivit bëri pretendime të ngjashme.
Ajo është shprehur se civilët po toarturohen me goditje elektrike dhe tortura të tjera mesjetare.
Zyra e Prokurorit Rajonal të Kharkiv-it siguroi gjithashtu fotografi të “dhomave të torturës” dhe një “pajisje me të cilën pushtuesit torturonin civilët”.