Deklarata e presidentit Biden që janë të gatshëm për kundërpërgjigje nëse Kina sulmon Tajvanin, ka ngjallur reagime te zyrtarët kinez.
Zyrtarët kinezë thanë se qëndrimi i Biden është i paprecedent dhe se ata e kundërshtojnë atë.
I pyetur gjatë një interviste për CBS më 18 shtator nëse forcat amerikane do ta mbronin Tajvanin në rast të një pushtimi kinez, Biden tha: “Po, në rast se ka një sulm të paprecedent”.
Presidentit amerikan iu kërkua që të sqaronte nëse kjo nënkupton që ushtarët amerikanë do të merrnin pjesë në mbrojtjen e Tajvanit dhe ai u përgjigj: “Po”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, tha më 19 shtator se deklaratat e Bidenit dërgojnë “sinjal të gabuar” për forcat separatiste që kërkojnë që Tajvani të pavarësohet dhe se Pekini ruan të drejtën që të ndërmarrë çdo masë të nevojshme për të luftuar separatizmin.