-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Diplomati gjerman: Kosova duhet të bashkohet siç u bashkuan 2 Gjermanitë

Kryesoret

Wolfgang Ichinger, diplomati gjerman që në vitin 2007  e kishte propozuar modelin e dy gjermanive për zgjidhjen e kontestit Kosovë-Serbi, është paraqitur sërish.

Ai ka komentuar pas lajmit se ndërmjetësit i kanë propozuar Kosovës e Serbisë një marrëveshje që i ngjan raporteve të dy Gjermanive sa kanë qenë pa u bashkuar.

Për këtë çështje në Twitter, fillimisht ka shkruar Petrit Selimi.

“Është një model “2 Gjermani” i propozuar disa vite më parë nga @ischinger. Gjermania Perëndimore dhe ajo Lindore nuk e njohën kurrë njëra-tjetrën, por të dyja ishin anëtarë të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare.

Jo analogji e saktë, por për mungesën e zgjidhjeve (garancia e zgjerimit të BE-së) është ajo për të cilën BE po ngrohet”, ka shkruar ai.

Më pas ka ardhur replika e diplomatit gjerman i cili këtë propozim e kishte bërë në kuadër të negociatave që udhëhiqeshin nga Trojka, pasi Ahtisaari e kishte bērë propozimin e tij për Kosovën.

“Me të vërtetë. Në fund të vitit 2007, ne Trojka e Kosovës pothuajse ia dolëm mbanë me modelin “2 Gjermanitë” të cilin e kisha propozuar.

Mund të ofrojë ende një zgjidhje urë në drejtimin e duhur”, ka shkruar ai.

Serbia nuk e njehë pavarësinë e Kosovës dhe lobon kundër saj, përkundër kërkesës perëndimore për mos ta bërë këtë.

Viteve të fundit janë paraqitur  “non-papers”, duke iu atribuuar vendeve si Franca, Gjermania, etj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit