-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kandidati për kryeministër që ka marrë mbështetje verbale në Malin e Zi

Kryesoret

Partitë që fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në gusht të vitit 2020 në Mal të Zi, Fronti Demokratik pro-serb. Demokratët dhe Lëvizja URA, janë pajtuar që Miograd Lekiç të mandatohet për të formuar Qeverinë e re.

Megjithatë, ky propozim nuk ka mbledhur 41 nënshkrime. Aq sa kanë deputetë këto parti në Parlamentin e Malit të Zi, i cili ka 81 ulëse për deputetë.

Marrëveshja për mandatarin e ri u arrit para se të skadonte afati për një gjë të tillë, në mesnatën e 19 shtatorit. Presidenti i shtetit Milo Gjukanoviç duhet të propozojë mandatarin për krijimin e Qeverisë, në bazë të propozimit të mbështetur me nënshkrimet e të paktën 41 deputetëve.

Lideri i Frontit Demokratik, Andria Mandiç, ishte i pari që njoftoi se është arritur pajtim për formimin e Qeverisë së re dhe për mbështetjen për Lekiçin.

“Sot, të gjithë e mbështetën atë dhe të gjithë u pajtuan që ta njoftojmë presidentin e Malit të Zi që t’i japë mandatin Lekiçit”, tha Mandiç pas takimit.

Pas këtij takimi, deputeti Dragan Kërpoviç tha se ende nuk ka nënshkrime të mjaftueshme që Lekiq të propozohet për mandatar, por shtoi se ekziston “mbështetja verbale”.

Zyrtarët e Lëvizjes URA nuk kanë dhënë nënshkrimet që Lekiq të bëhet mandatar për kryeministër.

“Udhëheqja e URA-s nuk ka dhënë pëlqimin që deputetët e kësaj partie të nënshkruajnë ndonjë dokument apo marrëveshje që nuk nënkupton një marrëveshje të plotë. Duke vlerësuar parimin e shprehur më parë të të gjitha palëve se për asgjë nuk ka marrëveshje derisa të ketë marrëveshje për gjithçka”.

Në dy javët e fundit, gjatë tetë takimeve, përfaqësuesit e Frontit Demokratik pro-serb, Demokratët dhe Lëvizja URA kanë negociuar për ripërtëritjen e aleancës dhe marrjen e pushtetit ekzekutiv.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit