-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kokaina në banane, DEA i dërgon email Nanos: Përpunohet në magazinën e…

Kryesoret

Kompania shqiptare ZICO SHA ka qenë në krye të vëmendjes për shkak se së bashku me ngarkesat e frutave ekzotikë ka ardhur dhe kokainë që nga Ekuadori.

Së fundmi nga emailet e publikuara, ka dal se në dhjetor të 2021, DEA në Athinë i ka dërguar një email, ish-drejtorit të policisë, Gledis Nano se që prej 2014 kompania është cilësuar si problematike për sa i për ketë ngarkesave të kokainës.

Kemi gjetur këtë informacion në lidhje me  ZICO SHA.

Më datë 9 Nëntor 2014, Policia Komëbtare e Ekuadorit ka sekuestruar rreth  33.55 kg kokaine.  Kokaina ishte e fshehur brenda njëjsisë frigoriferike të  kontejnerit transportues GESU9439832. Kontejneri transportues kishte një dërgesë me banana dhe kishte destinacion  Durresin/Shqipëri. Kompania marrëse ishte ZICO SHA.

Në vitin 2018, një burim ka siguruar informacionin si vijon. Shtetasit shqiptarë  Qime ARBEN dhe Murataj TRIFON janë të përfshirë në kontrabandimin e kokainës në Shqipëri. Burimi ka deklaruar se TRIFON perdor nje kompani importimi ne Durres/Shqiperi me emrin ZICA SHA për të importuar me shumicë kokaine nga Ekuadori në Shqipëri. Kokaina e importuar më pas ruhet në një magazinë e kontrolluar nga ARBEN. ARBEN më pas bën përzierjen për të krijuar sasi më të mëdha.” shkruhet në emailin e publikuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit