Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Mbretin Charles III në Pallatin Buckingham, ku shkoi për ta nderuar Mbretëreshën Elisabeth II.
Osmani publikoi në Twitter disa fotografi nga takimi me Mbretin e ri Charles III si dhe kryeministren e re të Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.
“Krahas Familjes Mbretërore dhe liderëve të tjerë botërorë, ne morëm pjesë në pritjen e Mbretit në Pallatin Buckingham për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës Elizabeth II. Mbretëresha do të mbahet mend si një simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë, dhe për angazhimin e saj të palëkundur ndaj shërbimit publik”, shkroi Osmani.
Ndërkohë ka mbërritur në Westminster Hall arkëmorti i Mbretëreshës Elizabeth II, në atë që do të jetë lamtumira e fundit për monarken më jetëgjatë në historinë e Britanisë së Madhe, me mbi 70 vjet si monarkë e vendit.
Arkivoli i saj i stolisur me kurorën monarkike dhe i transportuar me ceremoni nga marina dhe ushtria e Mbretërisë së Bashkuar, mbërriti zyrtarisht në Westminster Hall, i transportuar nga kortezhi me karrocën shtetërore për mbajtjen e topave të luftës, sipas traditës.
Në ndjekje të kortezhit, është e gjithë familja mbretërore, që prej mbretit të ri të shpallur Charles III, tek fëmijët e tjerë të Mbretëreshës, princesha Anne, dhe princat Andrew dhe Edward.