Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Rusia do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të saj.
“Përmes kornizës së ligjit ndërkombëtar, duke u mbështetur mbi të gjitha në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje gjithëpërfshirëse për miqtë tanë serbë që të ruajnë të drejtat legjitime dhe interesat e Serbisë, duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit”, tha Putin më 20 shtator në Moskë.
Putin tha se Rusia dhe Serbia janë të lidhura përmes raporteve të partneritetit strategjik që bazohen në traditë të miqësisë, kulturës, afërsisë shpirtërore dhe historike të dy shteteve. Aty po ashtu u tha se Moska do të vazhdojë ta thellojë këtë bashkëpunim./REL