Polica bën me dije se një vajze 29-vjeçare me origjinë nga Anglia e cila kishte ardhur për pushime në Shqipëri, është mbytur gjatë ekspeditës së zhytjes.
Si rrjedhojë është arrestuar Saimir Kushova 45 vjeç, i cili sipas policisë nuk ka siguruar kushtet e duhura teknike.
Nga verifikimet ka rezultuar se Kushova kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes, në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.
VP Vlorë
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 45 vjeç, banues në Sarandë.
Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, gjatë ekspeditës së zhytjes, me përgjegjës këtë shtetas, është mbytur shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe.
Nga verifikimet ka rezultuar se Kushova kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes, në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.