-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lewandowski “tradhton” Bayern-in: “Topi i Artë”, më e lehtë këtu se në Bundesligë

Kryesoret

Konferenca për shtyp nga kampi i Polonisë për Robert Levandovskin është e përqendruar e gjitha te javët e para të aventurës së re me Barcelonën.

Sulmuesi 34-vjeçar, i cili ka shënuar 11 gola në 8 ndeshjet e para zyrtare, tha se ndihet si një fëmijë me lodra të reja dhe është i surprizuar nga pritja e shkëlqyer e tifozëve në shkallët e stadiumit.

“Nuk prisja që tifozët e Barçës të nisnin dhe të më thërrisnin emrin në ‘Camp Nou’.

Më bën të ndihem sikur kam qenë te Barcelona për një kohë të gjatë”, tha sulmuesi, i cili nuk i dribloi pyetjet as për “Topin e Artë”, për të cilin u ndie i vjedhur kur nuk e fitoi dy herë, pasi shënoi një numër rekord golash, por në vitin e pandemisë “France Football” e anuloi, ndërsa një vit më vonë ia dha Mesit.

“E di që Barcelona është skuadra ku e kanë fituar shumica e lojtarëve dhe rruga është më e shkurtër aty sesa te Bajerni.

Unë ndihem si një fëmijë që ka në duar lodra të reja. Që nga dita e parë te Barcelona e ndjeva se ishte vendi i duhur dhe koha e duhur.

Ndihem shumë komod, jo vetëm për shkak të klubit, por edhe të atmosferës, shokëve, skuadrës. Të gjithë më trajtojnë mirë dhe gjithçka më bën të ndihem i privilegjuar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit