Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, gjatë fjalës së tij, në deklaratën për mediat tha se duhet të merren masa për të mbrojtur sistemet nga sulmet kibernetike.
Ai i bëri thirrje prokurorisë të hetojë me seriozitet dhe të bëjë transparente masat që janë marrë lidhur me këtë çështje.
“Ridënojmë veprimet armiqësore të nxitura nga qeveria e Iranit kundër sistemit tonë dhe kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme për të mbrojtur sistemin dhe rivendosur besimin e qytetarëve. ishte Rama që mbështeti përmes kapjes së drejtësisë këtë proces kriminal për të përmbysur zgjedhjet e 25 prilli, Në dhjetor u hakeruar të dhënat e administratës dhe bizneseve, dolën të dhënat e qytetarëve, targat e makinave të individëve dhe kompanive.
Më pas u hackerua E-Albania dhe të dhënat u nxorën në shitje. Është goditur sistemi i policisë së Shtetit. Është bllokuar sistemi i menaxhimit të çështjeve gjyqësore, është goditur dhe sistemi AMDAS i policisë që përbën trurin në bazën dhe luftën kundër krimit. Janë hackeruar edhe kamerat e policisë. Ju kujtoj që Rama duke e ditur këtë situatë, pasi është informuar , në 6 maj kërkoi tu impononte bankave kryerjen e shërbimeve në e-albania gjë që u refuzua prerë nga Banka e Shqipërisë dhe Bankat e tjera. Kjo kërkesë e çuditshme e Ramës vinte pas goditjeve të ndodhura. Prokuroria duhet të bëjë një hetim serioz në lidhje me menaxhimin e të dhënave dhe për veprimet e çdo institucioni që kanë sjellë këtë situatë të papranueshme”, tha Meta.