Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet që mbrëmjen e sotme t’i drejtohet popullit të tij. Sipas raportimeve pritet që Putin të kërkojë mobilizimin e plotë të ushtrisë ruse, pas disfatave që po person në Ukrainë.
Ky do të jetë mesazhi i parë i Vladimir Putin drejtuar popullit rus që prej fillimit të luftës në Ukrainë. Mesazhi i Putin vjen pas lajmit që disa zyrtaë pro rus në rajonin e Donbasit do të shpallin referendumin.
Media shtetërore ruse RBC tha se Putini do të flasë “në lidhje me referendumet në territoret e rajoneve LPR, DPR, Kherson dhe Zaporizhzhia”.