Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë po përshkallëzohen. Media greke “Prothotema.gr” ka bërë me dije se menjëherë pasi ministri i energjisë turke Donmez njoftoi studimet e reja sizmike të Oruc Reis në Mesdheun lindor, ata lëshuan anijen NAVTEX me të cilin ka qenë gjysma e Gjirit të Antalias e bllokuar.
Sipas informacioneve, anija kërkimore turke është përmirësuar pasi diapazoni i kabllove të saj është pothuajse dyfishuar nga gati 2.5 kilometra në 4 kilometra.
Së fundi, Fatih Donmez njoftoi, pa dhënë detaje të tjera, se “brenda këtij muaji do të përfundojmë punën e modernizimit dhe do të dërgojmë Oruc Reis në stacionin e ri të shërbimit”.