-sidi education-spot_img
14 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria e Kosovës paralajmëron reduktime të energjisë elektrike në dimër

Kryesoret

Qytetarët dhe bizneset duhet të kursejnë energjinë elektrike dhe të gjejnë alternativa për ngrohje gjatë dimrit, me qëllim që të minimizohet nevoja për reduktimet e energjisë elektrike, tha ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Gjatë një konference për media më 20 shtator, pas vizitës në Termocentralin Kosova B, Rizvanolli se stina e dimrit do të jetë e vështirë sa i përket furnizimit me energji, jo vetëm për Kosovën, por për mbarë Evropën.

Rizvanolli tha se edhe shtetet më të zhvilluara sikurse Gjermania dhe Zvicra po përgatiten për reduktime të energjisë gjatë dimrit, për shkak të krizës energjetike, që sipas saj është rënduar nga ndërprerjet e furnizimeve me energji ruse për Evropën, pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Sigurisht, shpresojmë që masat që do t’i ndërmarrë Komisioni Evropian do të ndikojnë në zbutjen e krizës në Evropë, që do të ndikojë edhe te ne. Tani për tani është vështirë të thuhet.

Çfarë dihet sigurt në rastin tonë është se ne edhe në rastin më të mirë të kapaciteteve tona gjeneruese dallim është deri në 500 megavat, pra dallim në mes të prodhimit dhe kërkesës, që cila duhet të importohet”, tha Rizvanolli./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit