Kryetari i Partisë së Lirisë, gjatë një konference për medat foli për sulmet kibernetike nga Irani në Shqipëri.
Ai tha se kryehakeruesi i sistemit është kryeministri Edi Rama.
“ Rama në 6 maj 2022, kërkoi t’u impononte bankave kryerjen e shërbimeve nëpërmjet e-albania. Gjë që u refuzua prerë nga banka e Shqipërisë e banka të tjera. Kjo kërkesë e çuditshme vinte në një kohë hakerimesh.
Ekspertët theksojnë që hakerat kanë depërtuar në të dhënat e shqiptarëve që në maj 2021, dhe janë kryer veprime të tjera hakërruese, tetor 2021, janar 202. Kërkojmë të bëhet transparencë e plotë se çfarë ka ndodhur realisht.
Transparencë me planin e masave dhe garantimin e sigurisë së sistmeve. Prokuroria të bëjë urgjent një hetim të thelluar e serioz, për evidentimin e përgjegjësive të qeverisë e institucioneve të tjera…”