-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

4 mënyra si të kapërcejmë ndarjen nga partneri

Kryesoret

Të kapërcesh një ndarje nuk është një gjë e lehtë. Fundi i një lidhjeje është i barabartë me një vdekje të vogël thonë ata, dhe ndoshta kanë të drejtë, pasi trishtimi, vetmia, refuzimi dhe ndjenja e fajit na pushtojnë nëse donim apo jo ndarjen.

Në fakt, mund të ndikojë fuqishëm edhe në gjendjen tonë fizike, duke shkaktuar ankth, lodhje, humbje peshe ose shtim. Koha që çdo person i duhet për t’u rikuperuar nga një ndarje ndryshon sipas psikikës dhe përvojave të tyre. 

Krijo një grup mbështetës

Është shumë e rëndësishme të zgjidhni me mençuri njerëzit me të cilët kaloni pjesën më të madhe të kohës. “Përpiquni të keni rreth jush miq dhe familje që ju duan dhe ju bëjnë të ndiheni mirë me veten tuaj. Ndjenjat pozitive që do të krijojnë për ju janë ato që ju nevojiten”, thotë Sara Davison, eksperte e marrëdhënieve.

Shmangni emrin e ish-it tuaj

Të paktën mos e përmendni të plotë. “Emrat kanë shumë peshë dhe kujtime që shkaktojnë trishtim. Më mirë shmangni emrin e plotë ose pseudonimet që i keni vënë dhe përdorni inicialet, edhe kur flisni apo shkruani. Kjo teknikë e vogël është shumë efektive”, thotë Sara Davison.

Merrni një ton neutral kur flisni për marrëdhënien që ka përfunduar

Pas një ndarje, është normale të sulmoni ish-in tuaj, duke përdorur fjalë “të mëdha” për marrëdhënien tuaj. “Pas një periudhe të shkurtër shpërthimesh, fokusohuni të flisni në mënyrë neutrale për ish-in tuaj. Tregojuni njerëzve që ju pyesin se jeni ndarë sepse nuk jeni mirë, në vend që të flisni keq dhe të fajësoni personin tjetër. Kjo nuk ka të bëjë aq shumë me personin tjetër, por me ju. Do t’ju ndihmojë të shkoni më tej duke mos lejuar që personi tjetër të “ushtrojë” kontroll mbi psikologjinë tuaj, edhe pas lidhjes” , sugjeron Hayley Quinn, eksperte e takimeve.

Përqafoni dhimbjen

“Njerëzit miratojnë shumë strategji të ndryshme për të fshehur dhimbjen dhe pikëllimin e tyre. Alkooli, festat, ushqimi dhe mohimi në përgjithësi është një prej tyre,” shpjegon Hilda Burke, psikoterapiste dhe vazhdon : “Nëse vërtet duam të kapërcejmë një ndarje, duhet ta pranojmë dhimbjen, ta përqafojmë atë, të kuptojmë se çfarë ka ndodhur, pa ne. përpiqemi të mashtrojmë veten. Vetëm kështu do të mund të ecim përpara”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit