Ish-futbollisti i dekoruar u pa në fundjavë, duke pritur në radhë për të parë arkivolin e Mbretëreshës. Mediat raportojnë se Beckham-it iu ofrua mundësia për të përdorur një radhë të veçantë, por refuzoi, duke zgjedhur në vend të kësaj të priste për 13 orë me radhë.
Britanikët janë të njohur me aktet e Beckham. Kohët e fundit, ikona e futbollit ka qenë një mbrojtës i sportit brenda dhe jashtë vendit. Ai ka bërë fushatë për Kupat e Botës dhe Olimpiadën 2012. Ai mbajti takime me Kryeministrin në Doëning Street në një përpjekje për të trajtuar varfërinë globale ushqimore. Por përse Bechkam nuk po i jepet titulli kalorës.
Është raportuar se Beckham ishte për shumë vite i papërshtatshëm për këtë titull pasi iu vu flamuri i kuq nga HMRC për përfshirjen e tij të supozuar në një skemë të shmangies së taksave.
Shumë figura futbolli janë emëruar kalorës të mbretërisë më parë, duke përfshirë menaxherë, lojtarë, drejtues./Indipendet.co.uk