-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekspertët alarmojnë për dëmin nga greva: Po tallni keq me fëmijët e Kosovës

Kryesoret

Greva në arsim ka hyrë në javën e tretë, duke bërë kështu që të humbin numër i madh i orëve mësimore

Sipas ekspertëve të arsimit, e gjitha kjo është në dëm të nxënësve, duke e quajtur grevën të tepërt dhe tallje.

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, tha se kërkesat e SBASHK-ut janë një taktikë zvarritjeje. Ndër të tjera, ai shtoi se greva është skandaloze, se është tejkaluar çdo normë dhe se kërkesat e SBASHK-ut sipas tij, janë thjesht tallje.

“Kërkesat e SBASHK-ut janë një taktik zhagitje, sepse është e njëjta kërkesë që është ndarë në dy pjesë, gjeja në emër të rritjes dhe në emër të ndihmës prej 50 eurove, që unë e shoh si një ngatërrim, si shtyrje e afatit dhe kurrsesi si përpjekje serioze për të rifilluar procesin mësimor”, u shpreh Rexhaj.

“Thirrjet e grevistëve për moszëvendësimin e orëve tregojnë se sa joserioze janë palët ndaj mësimit të fëmijëve, qysh tash është skandaloze greva, është tejkaluar çdo normë, nuk duhet diskutuar a duhet të zëvendësohen a jo orët, greva duhet të ndërpritet menjëherë dhe mandej duhet të bëhet çmos që të kompensohen jo vetëm mësimi i humbur tash gjatë grevës, por gjatë dy viteve të pandemisë. Krejt çka bisedohet tjetër është joserioze është e patolerueshme”.

“Krejt opinioni duhet me filluar me i vlerësuar të gjitha palët që janë në këtë proces në bazë të asaj se a fillon mësimi. Është vërtet një joseriozitet i patolerueshme prej të gjithëve nuk pe përjashtoj as qeverinë, por me kërkesën e fundit mendoj se SBASHK-u thjesht bën tallje”, tha Rexhaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit