21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Era i “tradhtoi”, policia bie në gjurmët e trafikantëve

Kryesoret

Policia bashkiake e Bolzanos ndaloi makinën e një shqiptari dhe italian, pasi një erë e fortë kanabisi vinte nga makina e tyre.

Agjentët kontrolluan shtëpitë e dy të rinjve dhe në garazhin e makinës së ndalur Audi A7 – u gjetën rreth 2.6 kg hashash të ndarë në 26 qese, si dhe 23 thasë me lëndë të thatë. 

Brenda shtëpisë u gjet edhe një sasi e vogël droge. Gjithashtu, janë sekuestruar 790 €, një scacciacani (riprodhim i një pistolete Beretta FS 98) me të shtëna përkatëse, një shufër, një thikë.


I riu, i cili akuzohej për të gjithë drogën e sekuestruar, u caktua në arrest shtëpie. Po vijojnë hetimet për përfshirjen e subjekteve të mëtejshme aktive në prokurimin dhe tregtimin e lëndës narkotike dhe për burimet e furnizimit të saj. Gjykatësi vërtetoi arrestimin, sekuestrimin dhe kontrollin. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit