Irani është përfshirë nga protesta të fuqishme, në mbarë vendin ku nuk ka munguar dhuna dhe shkatërrimet në mbarë vendin.
Shkak është bërë vdekja e një 22 vjeçarje në spital, pasi kaloi 3 ditë në koma dhe vdiq. 22 vjeçara, Amni u arrestua për shkelje të ligjit, ku sipas policisë i kërkonte grave të mbulonin flokët me shami.
Gjatë kohës që ishte në burg nga torturat e mëdha që ju bën ajo ra në koma.
Ka pasur raportime se policia e ka goditur në kokë zonjën Amini me një shkop policie dhe ia ka përplasur në makinën e Policisë, tha Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut Nada al-Nashif.
Policia nuk ka pranuar se ajo ishte keqtrajtuar dhe tha se Amini pësoi “insuficiencë të papritur të zemrës”.
Por, familja e zonjës Amini ka thënë se ajo ishte në formë dhe e shëndetshme. 22-vjeçarja ishte nga provinca Kurdistan në Iranin perëndimor, ku tre persona u vranë të hënën pasi forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve.
Një këshilltar i liderit suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei bëri një vizitë në familjen e zonjës Amini të hënën dhe u tha atyre se “të gjitha institucionet do të ndërmarrin veprime për të mbrojtur të drejtat që u shkelën”, njoftoi media shtetërore.
Deputeti i lartë Jalal Rashidi Koochi kritikoi publikisht Policinë e Moralit, duke thënë se dhuna ishte një “gabim” pasi kishte prodhuar vetëm “humbje dhe dëm” për Iranin.