Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një takim të papritur në SHBA.
Teksa mbërriti në Nju Jork, ai bëri një ecje me kolegët e tij, por takoi rastësisht në rrugë një taksisti nga Greqia.
Kyriakos Mitsotakis e kuptoi se ai ishte grek dhe siç shihet në videon që ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, i ka thënë:
“Ku je, o i madh, çfarë po bën, nga je?”
Ndërsa taksisti grek i thotë se është nga Tripoli dhe se ka pesëdhjetë vjet që jeton në SHBA.
“Kështu nisi udhëtimi ynë në SHBA”, ka shkruar kryeministri duke postuar videon e këtij takimi në Instagram .