-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryetarja e Gjykatës Speciale: Brenda pak muajve do të fillojë gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kryesoret

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka thënë se në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm pret të nisë gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi.

Ata ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

E pyetur për vonesën në nisje të procesit, Trendafilova ka thënë se gjykatësi i procedurës paraprake është duke punuar shumë në këtë rast “voluminoz” për të trajtuar të gjitha çështjet.

“Gjykatësi i procedurës paraprake është duke punuar pa pushim që të dorëzojë të gjitha çështjet e komplikuara për këtë rast, ashtu siç ka vepruar në rastet tjera”

Megjithatë, Trendafilova e ka përsëritur se Gjykata Speciale nuk do të përfshihet në çështje politike dhe se do të përmbushë mandatin e paraparë sipas Kushtetutës së Kosovës.

Ajo ka thënë se nuk është ndjerë e kërcënuar për sigurinë e saj personale dhe ka thënë se do ta vizitojë sërish Kosovën.

Rastet e tjera që trajton Gjykata Speciale

Përveç rastit të ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata Speciale tashmë ka bërë deklaratat përmbyllëse në rastin e Salih Mustafës, ish-pjesëtar i UÇK-së.

Mustafa akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 dhe është personi i parë kundër të cilit është konfirmuar akuza.

Më 18 maj të këtij viti, kjo Gjykatë ka shqiptuar dënimet edhe ndaj ish-udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj për pengim të administrimit të drejtësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit