Dy të rinj nga Peqini janë arrestuar nga policia e Kavajës pasi morën peng një vajzë 17-vjeçe për disa orë duke e dhunuar. Të arrestuarit janë;
– A. D., 23 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, të kryera në bashkëpunim;
– A. H., 18 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, të kryera në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy të rinjtë dje morën peng vajzën duke e mbajtur në një ambient që aktualisht nuk është në përdorim, si dhe kanë ushtruar dhunë ndaj saj.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti).