Skocia pret në “Hampden Park” Ukrainën në sfidën e Ligës së Kombeve dhe përpara fillimit të takimit, të gjithë të pranishmit në stadiumit të nderonin Mbretëreshën Elizabetë II e cila u nda nga jeta disa ditë më parë.
Federata Skoceze e Futbollit kishte kërkuar që të gjithë të ngriheshin në këmbë dhe të duartrokisnin për 1 minutë në mënyrë që të nderonin Madhërinë e Saj.
Vendimi se përse federata zgjodhi që të mos mbahej një minutë heshtje por të duartrokiteshin ishte e tillë që tifozët të mos vërshëllenin.
Gjithsesi kjo gjë nuk i ndali ata të bënin këtë gjë dhe gjatë duartrokitjeve, dëgjoheshin shumë mirë vërshëllimet e skocezëve.
Kjo gjë ka ndodhur dhe në ndeshjet e kampionateve në Skoci, ku tifozët e ekipeve kanë vërshëllyer gjatë minutës së heshtjes dhe gjithashtu kanë kënduar kore kundër Mbretëreshës.