-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani kërkon liberalizimin e vizave në New York

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA), në New York, është takuar edhe me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, në një takim të organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borell.

Osmani në këtë takim ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe mbështetje nga BE-ja për ta kaluar krizën energjetike.

“Sot në takimin e organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor potencova përkushtimin e Kosovës për paqe e stabilitet dhe për rrugën e saj euroatlantike, kërkova përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave dhe mbështetje nga BE-ja për tejkalimin e krizës energjetike këtë dimër”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo gjatë vizitës në New York, do të zhvillojë takime me përfaqësues të shteteve, zyrtarë të lartë amerikanë dhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare në përpjekje për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Gjatë vizitës në New York, Presidentja Osmani, në funksion të përpjekjes për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës do të zhvillojë një sërë takimesh me krerë të delegacioneve të shteteve pjesëmarrëse në sesionin e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, zyrtarë të lartë amerikanë dhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për media nga Zyra e Presidentes. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit