Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, kanë shpallur një takim emergjentë pas fjalimit të Vladimir Putin ditën e djeshme.
Ata kanë kërkuar sanksione shtesë ndaj Rusisë, pasi Puti urdhëroi një mobilizim të pjesshëm.
Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i lartë për politikën e Jashtme, Josep Borell.
Ministrat ranë dakord gjithashtu të vazhdojnë dërgesat e armëve në Ukrainë, raporton Reuters.
Duke folur për gazetarët n Borrell tha tha se ministrat e 27 vendeve anëtare të BE-së që marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së morën një vendim politik në margjinat e këtij sesioni për të aplikuar masa të reja sektoriale dhe individuale ndëshkuese ndaj Moskës.
Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian do të mbajë takimin e radhës zyrtar në mes të tetorit, kur mund të zyrtarizohet një pako e re sanksionesh, sipas agjencisë britanike.
Gjithashtu, në New York u takuan ministrat e jashtëm të grupit të shtatë (G7) të ekonomive më të zhvilluara.
Ata konfirmuan gatishmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën, tha ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi.
“Ne riafirmuam se vendet e G7 po punojnë së bashku për të mbështetur Ukrainën dhe për t’iu përgjigjur krizës së ushqimit dhe energjisë,” u tha Hayashi para gazetarëve në një konferencë shtypi.