-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Udhëheqësit e G7: Irani rrezikon të përshkallëzojë tensionet në rajon

Kryesoret

Liderët e vendeve të G7 pas sulmeve iraniane në Izrael, kanë zhvilluar një takim këtë pasdite.

Sky News shkruan se udhëheqësit kanë dalë me një deklaratë të përbashkët dhe dënojnë sulmin iranian. Gjithashtu nuk kanë përjashtuar rrezikun që Irani të provokojë sërish një përshkallëzim të tensioneve ushtarake në rajon.

Në deklaratë thuhet: “Me veprimet e tij, Irani, ka bërë një hap më tej drejt destabilizimit të rajoni dhe rrezikon të provokojë një përshkallëzim të pakontrollueshëm rajonal dhe kjo duhet të shmanget”.

Më tej kërkohet që Irani dhe përfaqësuesit e tij të ndalojë sulmet në rajon dhe të angazhohen për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Gaza. Irani lëshoi ​​më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael në një sulm të paprecedentë të shtunën në mbrëmje, drejt Izraelit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit