Zjarri prej më shumë se 2 ditë ka përfshirë kodrat me ullinj në zonën e Kaninës, në Vlorë.
Flakët tashmë po rrezikojnë dhe banesë, dhe 3 zjarrfikëset, të cilat kanë tentuar të fikin flakët nuk ja kanë dal dot.
Ditën e sotme është kërkuar ndërhyrja e helikopterit pasi flakët po favorizohen nga era.
Mësohet se banorët, së bashku me policinë dhe forcat pyjore po bashkëpunojnë me zjarrfikësen.