Policia spanjolle ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar pasi kishte mbjellë një plantacion me më shumë se 2,000 bimë marijuanë.
Plantacioni u lokalizua në një zonë të El Burgo de Ebro.
Në zonë ndodheshin edhe produkte fitosanitare dhe mjete të tjera të nevojshme për kultivimin e kësaj lënde. Plantacioni kishte më shumë se 2000 bimë kanabisi në një gjendje të avancuar rritjeje dhe afër korrjes.
I arrestuari, një 38-vjeçar shqiptar, i cili ishte pa dokumente në Spanjë akuzohet për veprën penale kultivim dhe prodhim droge dhe një vepër tjetër kundër trashëgimisë kulturore.
Policia po vijon me hetimet për gjetjen e pjesës tjetër të përgjegjësve të plantacionit./Garda Civile.