Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, është besimplotë se ekipi mund të arrijë kualifikimin në Kupën e Botës, pas sfidës së 26 marsit kundër Polonisë në gjysmëfinalen e “Play Off”-it. Në një intervistë për mediat braziliane, Silvinjo theksoi se, pavarësisht vështirësive, Shqipëria ka mundësi reale për të kaluar më tej, duke marrë shembull fitoren historike kundër Serbisë.
Trajneri brazilian përmendi forcën e Polonisë, veçanërisht me lojtarë si Lewandowski, por shprehu besimin se Shqipëria mund të përballojë çdo sfidë. Ai gjithashtu theksoi se përvoja nga ndeshjet e Euro 2020, sidomos ato kundër Spanjës dhe Kroacisë, do të shërbejë për ndeshjen e ardhshme.
Silvinjo u shpreh optimist për mundësinë e Shqipërisë për të arritur në Botëror, duke vënë në dukje se edhe pas Polonisë do të përballen me kundërshtarë të fortë si Holanda, Tunizia dhe Japonia.
/5pyetjet.al









