Enver Hoxhaj i Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka apeluar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të arrijë një zgjidhje kompromisi me sindikatat.
Në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit, Hoxhaj i bëri thirrje Kurtit që mos ta luaj të fortin me sindikatat dhe opozitën.
“Kryeministri Kurti në këtë Kuvend e ka thënë se arsimi është prioritet dhe kërkon konsensus nacional, fakti që s’po ka vullnet për të kërkuar konsensus me sindikatën tregon se ku jemi. Arsimtarët janë qytetarë të Kosovës dhe ju ftoj që të riktheheni dhe të bisedoni me ta…Ju ftoj juve për një zgjidhje kalimtare meqë nga janari mund të jetë në fuqi Ligji për Pagat është mirë të bisedoni me mësimdhënësit….E ftoj sot që nuk ka nevojë ta luajë rolin e të fortit në raport me sindikatat e rolin e të fuqishmit në raport me opozitën, por ta kuptojë në thelb se si duket procesi demokratik”, tha Hoxhaj ndër të tjera në Kuvend./Express