-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OKB: Lufta Rusi-Ukrainë ka rritur krizën e ushqimit në botë

Kryesoret

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pasiguria akute për ushqim pritet të rritet “me shpejtësi” deri në fund të vitit në 19 vende në botë, pjesërisht për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Gjetjet janë bërë publike në një raport të përbashkët, të publikuar më 21 shtator, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Agrikulturë, si dhe Programi Botëror i Ushqimit.

Këto organizata e kanë përmendur luftën në Ukrainë, konfliktet tjera, motin ekstrem, zhvendosjet e njerëzve, dhe jostabilitetin ekonomik, si “nxitësit kyçë” të pasigurisë ushqimore.

Raporti ka bërë thirrje për “veprime urgjente humanitare që të ruhen jetët e njerëzve dhe të parandalohet uria në shtetet ku pasiguria aktuale për ushqim pritet të përkeqësohet”, në tre muajt e ardhshëm.

Thatësia në Afrikë – ku mungesa e ushqimeve ka qenë edhe rezultat i bllokimit të grurit ukrainas pas shpërthimit të luftës – është veçuar si faktor që po çon njerëzit “në prag të urisë”.

Afganistani është renditur në mesin e pesë shteteve të rrezikuara keq, bashkë me Etiopinë, Nigerinë, Sudanin Jugor, Somalinë dhe Jemenin.

Mbi 26 milionë njerëz në Afrikë – shtet që po përballet me thatësinë më të keqe në 40 vjetët e fundit – pritet të përballen me nivele të ndryshme të krizës, për shkak të pasigurisë ushqimore.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rritja e një trendi të tillë rrit rrezikun për “trazira civile”.

Në muajin korrik, Kombet e Bashkuara dhe Turqia kanë ndërmjetësuar një marrëveshje mes Moskës dhe Kievit, për të hequr bllokadat në eksportet e grurit në Ukrainë, një prej furnizueseve më të mëdha në botë.

Para marrëveshjes, anijet luftarake ruse kanë qenë të pozicionuara në Ukrainë, duke pamundësuar lëvizjen e grurit, situatë që ka rezultuar me rritje globale të çmimeve./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit