-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha thirrje për “black out” total: Policë, mësues dhe administrata në grevë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje administratës, policëve, mësuesve, studentëve, nxënësve dhe mjekëve për t’u ngritur në grevë.

“Të nderuar mësuese dhe mësues. U bëj thirrje sindikatave të organizojmë grevën e përgjithshme, e cila është grevë për dinjitetin tuaj se pari.

U bëj thirrje mjekëve, që shohin rrënimin e sistemit shëndetësor. Greva, greva dhe para së gjithash greva. U drejtohem biznesit të vogël të ulen qepenat, grevë e përgjithshme, grevë e përgjithshme.

Të organizohen në një lëvizje të fuqishme studentore. U garantoj se ne jemi 30 herë më të fuqishëm se këta që vjedhin çdo ditë shqiptarët.

U bëj thirrje pedagogëve që të ngrihen fuqishëm. Të mos lënë një injorant t’u përmendë rrogën dhe dijen. U bëj thirrje të organizohen.

I bëj thirrje sindikatës që të qëndrojë fuqishëm sepse vetëm greva e fuqishme është rruga për t’i prerë biletën kësaj qeverie aty ku e meriton.

U bëj thirrje policëve të shtetit, policëve të vërtetë, që nuk u paguhet asgjë nga djersa që derdhin, që trajtohen si qenie inferiore nga shefat e tyre.

E dëgjuat Panganikën çfarë i thoshte, vetëm pse është mik i Veliajt dhe Ramës, po atë marrëdhënie kanë ministrat me vartësit e tyre.

U bëj thirrje të gjithë punonjësve të administratës: në grevë dhe vetëm në grevë. Koha po thërret. Ne duhet të jemi në lartësi dhe jo të shohim dhe të vajtojmë.

U bëj thirrje taksistëve dhe çdo qytetari që guidon makinë, që të mos pranojoë këtë tirani të çmimit të naftës.

U bëj thirrje qytetarëve, demokratë e socialistë, se kjo që ndodh me çmimet, nuk ndodh në asnjë vend të botës.

U bëj thirrje nxënësve të gjimnazeve të ngrihen në protesta të përgjithshme dhe të shpëtojnë nga ky regjim personal i një njeriu” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit