-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani takohet me Stoltenbergun, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryesoret

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar ,e sekretarin e Përgjithsëm të NATO-s.

Presidentja theksoi se Kosova ka një mbështetje të vazhdueshme ndaj NATOS-s, dhe se zhvillimi strategjik mbetet anëtarësimi në këtë aleancë.

“Presidentja Osmani në takim me shefin e NATO-s tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe e cilësoi anëtarësimin në këtë organizatë prioritet shtetëror të Kosovës, si një parakusht për sigurimin e paqes në rajon, ashtu edhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta”, thuhet në komunikatë.

Osmani më tej ka theksuar se këtij hapi duhet t’i paraprijë përfshirja e Kosovës në Partneritetin për Paqe.

Në këtë kontekst, e përmendi faktin se Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila po zhvillohet në përputhje me standardet e NATO-s, do t’ia mundësojë Kosovës një rol aktiv në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale.

“Sa i përket agresionit të Rusisë në Ukrainë, presidentja Osmani tha se Kosova ka dënuar luftën e paprovokuar të Putinit kundër Ukrainës dhe se është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së kundër Rusisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit