16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet kibernetike, Salianji: Qeveria të mbajë përgjegjësi, prokuroria të hetojë

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka folur nga foltorja e Kuvendit dhe për sulmet kibernetike që kanë goditur Shqipërinë.

Ai e ka cilësuar sulmin kibernetik nga Irani si një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur në vend, por kjo nuk mund të kalojë pa përgjegjës.

“Qeverinë e kanë kapur kompanitë të cilat nuk e lejojnë as ti shkojë hetimit, por ca punëtorë që janë nga Libia, nga vende të Lindjes së Mesme. Asnjë fjalë se ku janë shkaktuar. Po u jepet kontrabandistëve akses nëpërmjet portit shqiptar. Shqetësim i madh në Itali duke e pasur Shqipërinë vend tranzit për kanabisin. Përveç deteve. Qeveria ende nuk ka asnjë informacion parlamenti për sulmin kibernetik. Jo se nuk ka informacion, sepse informacionin e kemi dhe nga burime prestigjioze. Në Shqipëri ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Qeveria miliona euro si ka përdorur për sigurinë kibernetike, pro ose lobim ose për kompani.

Ka dështuar sistemi. 14 muaj ka qëndruar në sistem hakërri që ka hyrë nga Irani. Hakërrimi ka nisur në maj, pasi qeveri au ka lehtësuar me të gjitha të dhënat personale që u përdorën për patronazhim. A ka bashkëpunëtor. A ka ndonjë përgjegjës këtu. Nëse duhet mbështetje. Nuk janë përditësuar sistemet e aplikacioneve. Kjo është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur, por nuk mund të kalojë pa një përgjegjës. Shqipëria e humbi luftën me sulmin kibernetik”, tha Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit