Një biznesmen i njohur ka mbetur viktimë e një grabitjeje në një karburant në Greqi. Në momentin që biznesmeni po priste brenda karburantit për të paguar një faturë, autori ka shfrytëzuar rastin për të hapur makinën e tij.
Siç shihet në një video-dokument të Open TV, autori shfaqet në këmbë në pikën e karburantit, duke u shtirur sikur po flet në telefon, i afrohet xhipit të zi që biznesmeni ka lënë të hapur dhe me lëvizje të shpejta i kap celularin.