-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Europa në krizë energjetike, Belgjika mbyll rektorin bërthamor

Kryesoret

Belgjika më 23 shtator ka vazhduar me planin për të mbyllur një reaktor bërthamor, pavarësisht thirrjeve që ta rimendojë këtë vendim për shkak të frikës se mund të ketë reduktime të rrymës gjatë këtij dimri.

Mbyllja e një prej katër reaktorëve në centralin Doel, në afërsi të Antverpit, është hapi i parë i vendimit të vitit 2003 që shteti të heqë dorë krejtësisht nga reaktorët bërthamorë deri në vitit 2025.

Në shkurt, edhe një reaktor në centralin në Tihang, 50 kilometra larg kufirit me Gjermaninë, u mbyll, pasi për dekada me radhë aktivistët kanë kërkuar që Gjermania të ndalë prodhimin e energjisë përmes centraleve bërthamore.

Te të dy këta reaktorë më 2012 u gjet se ka disa vrima në disa njësi, që detyroi autoritetet t’i hiqnin jashtë përdorimit.

Gjatë këtij muaji është nxitur një krizë politike pasi ministrja e Brendshme, Annelies Verlinden, kërkoi që të shtyhej mbyllja e reaktorëve, duke shkaktuar zemërim në Partinë e Gjelbër.

Të Gjelbërit e kishin vendosur si kusht heqjen dorë nga centralet bërthamore kur iu bashkuan koalicionit qeverisës më 2020.

Kërkesa e Verlinden u bë në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës dhe ndërprerjeve të furnizimeve me energji për Evropën, që kanë rritur frikën se kontinenti do të përballet me reduktime të energjisë në muajt e ardhshëm./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit